BE-Turqi, nis një kapitull të ri për negociatat e anëtarësimit

49
Bashkimi Evropian dhe Turqia kanë rinisur sot negociatat e anëtarësimit në Bruksel, duke hapur një kapitull të ri në bisedimet e bllokuara prej disa vitesh, njoftoi presidenca e Luksemburgut të BE-së.
“Dinamika pozitive në marrëdhëniet BE-Turqi është në rrugën e duhur”, shkruan në Twitter delegacioni i Turqisë në Bruksel.
Qeveria turke është e përfaqësuar në Bruksel nga zëvendëskryeministri Mehmet Simsek, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Cavusoglu dhe kolegu i tij i ngarkuar për Çështjet evropiane, Volkan Bozkir.