BE propozon një mekanizëm mbrojtës për shmangien e “Brexit”

481
Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk propozoi sot një mekanizëm “mbrojtës” për të kufizuar deri në katër vite ndihmat sociale për punonjësit migrantë evropianë, të cilët janë vendosur në Britaninë e Madhe, një formë parandaluese për një dalje të mundshme të Londrës nga Bashkimi Evropian. Tusk i sugjeroi gjithashtu Londrës respektimin e të drejtave dhe kompetencave të vendeve të cilat nuk janë anëtarë të eurozonës.
Sigal

“Të jesh apo të mos jesh sëbashku, në mënyrë të tillë parashtrohet çështja”, u shpreh Tusk në platformën “Twitter” në publikimin e deklaratave të tij për një marrëveshje të re me Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri britanik, David Cameron vlerësoi sot se propozimet e paraqitura nga Bashkimi Evropian në lidhje me qëndrimin e Britanisë së Madhe si pjesë e saj përbënin “progrese të dukshme”, duke vënë theksin se kishte ende shumë për të bërë. “Projekti i dokumentit të rinegocimit të BE-së shënon progrese të vërteta në katër fushat ku Britania e Madhe ka domosdoshmëri për ndryshime, por mbetet ende shumë punë në të ardhmen”, deklaroi Cameron në Twitter.