BE plan masash për fluksin e refugjatëve

449
Ballkani Perëndimor, Serbia dhe Maqedonia, janë pjesë e rrugëve tranzite për refugjatët dhe migrantët të cilët synojnë shtetet e Bashkimit Europian. Ne çmojmë asistencën që këto shtete kanë treguar përballë kësaj situate. Shumë shtete të Bashkimit Europian janë gjithashtu nën presionin e madh si vende tranzite por edhe si destinacion për refugjatët, thuhet në deklaratë.
Më tutje thuhet, se shtetet duhet të ofrojnë gjithë ndihmën e tyre, për të gjithë akterët që po mundohen të kontribuojnë përballë krizës së refugjatëve, përfshirë edhe OJQ’të e ndryshme. Veprimet që priten të ndërmerren janë edhe mbështetja e vendeve që njihen si destinacion më i madh i refugjatëvë. Gjishtashtu, si pikë e veçantë, parashihet edhe lejimi i refugjatëve në edukim, qoftë edhe në arsimin e lartë. Informimi i refugjatëvë për migrimin ilegal dhe rrezikun që sjellë ai, është një pikë tjetër. Mbështetja e vendeve tranzit, është gjithashtu një pikë tjetër e deklaratës.
Sigal