BE paralajmëron Greqinë: Kujdes me fluksin e emigrantëve, ndryshe mbyllim kufijtë

520
Komisioni Europian ka paralajmëruar se Greqisë mund t’i rivendosen kontrollet kufitare me vëndet që janë pjesë e zonës Schengen, në rast se nuk do t’i përmirësojë mangësitë e shfaqura deri më tani në menaxhimin e situatës problematike.
Sipas raportit, Greqia ka neglizhuar të gjithë detyrimet për përballimin e krizës së refugjatëve. Athinës zyrtare i janë dhënë tre muaj kohë për të përmbushur standartetet e nevojshme.
Raporti i publikuar, i vendos Greqisë përgjegjësinë kryesore të dështimit të Europës në menaxhimin e krizës që ka vënë në rrezik edhe ekzistencën e shengenit. Sipas dokumentit, autoritetet greke nuk kanë arritur që të regjistrojnë, kontrollojnë dhe t’u marrin shenjat e gishtërinjve të gjithë azil-kërkuesve që vijnë çdo ditë në brigjet greke.
Në rast se këto proçedura nuk do të rrespektohen edhe gjatë muajve në vijim, vendet antare të Schengen do të konsiderojnë rivendosjen e kontrolleve në pikat kufitare.
Komisioni Europian ka përforcuar në këtë mënyrë edhe diskutimet e bëra gjatë mbledhjes së ministrave të Brendshëm të BE-së në Amsterdam ku një pjesë e vëndeve anëtare, fajësuan Greqinë për fluksin e lartë të emigrantëve. Ndërkohë pritet vendimi i samitit të BE-së për propozimin e bërë nga disa shtete anëtare për zgjatjen deri në 2 vite të kontrolleve në kufijtë e tyre.
Sigal