BE mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor

428
Bashkimi Evropian do t’i japë mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor në samitin e nesërm në Vjenë, ka njoftuar sot Komisioni Evropian. Siç është paralajmëruar, në këtë takim do të marrë pjesë shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe komisionarët evropianë, Marosh Shefqoviq dhe Johannes Hahn. Mogherini ka thënë se “rajoni i Ballkanit Perëndimor përballet me shumë sfida, nga zgjidhja urgjente e problemit të sigurisë dhe migrimit deri te nevoja për të trajtuar problemet ekonomike dhe politike në shumë vende”. Takimi BE-Ballkani Perëndimor do të jetë “rast i rëndësishëm jo vetëm për të diskutuar sfidat aktuale, por edhe të ardhmen e përbashkët”, ka shtuar Mogherini.
Sigal