BE-ja thirrje qyteteve evropiane për të përfituar Wi-Fi falas

707
Një mijë qytete do të përfitojnë 15,000 Euro financim nga Bashkimi Evropian këtë vit për të implementuar pika të aksesit falas të internetit Wi-Fi në sheshe, parqe dhe hapësira publike.
Ftesa e Komisionit Evropian shkon për të gjithë vendet anëtare si dhe Norvegjinë e Islandën.
Kjo skemë është pjesë e planeve të Komisionit Evropian prezantuar nga presidenti Jean Claude Juncker në Shtator të 2016-ës për të rritur aksesin në internet dhe fuqizuar mbrojtjen e konsumatorëve.
Autoritetet lokale që përfitojnë këtë financim do të ofrojnë rrjete të aksesit në internet falas për të paktën tre vite, njofton PCW.
Buxheti i kësaj nisme është 120 milion euro dhe prej tij do të përfitojnë të paktën 6,000 komunitete lokale.
Për të siguruar një shpërndarje të barabartë të fondit, secili vend do të përfitojë jo më pak se 15 financime për ngritjen e rrjeteve.
Sigal