BE-ja dënon shkeljen e detyrimeve ndërkombëtare nga ana e Koresë së Veriut

517
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini dënoi përdorimin e “teknologjisë së raketës balistike” nga ana e Koresë së Veriut pas lëshimit të një rakete me rreze të gjatë, një shkelje e rëndë e detyrimeve ndërkombëtare, duke i bërë thirrje Phenianit për dialog.
“Lëshimi i raketës me anë të teknologjisë së raketës balistike të kryer ditën e sotme nga Republika Demokratike e Koresë është një shkelje serioze e përsëritur në formë të qartë ndaj detyrimeve ndërkombëtare”, deklaroi Mogherini.
“Shpreh keqardhje ndaj një qëndrimi të pazakontë të Phenianit, një muaj pas testit mjaft të rëndë dhe të paligjshëm bërthamor”, ndërsa shefja e diplomacisë evropiane i bëri thirrje Koresë së Veriut për të marrë pjesë në një dialog konkret dhe kuptimplotë me komunitetin ndërkombëtar, në mënyrë të veçantë në kuadër të bisedimeve gjashtëpalëshe (Koresë së Veriut, Kinës, Japonisë, Rusisë dhe SHBA-së).
Sigal