BE i kërkon Moskës të ndërpresë mbështetjen ndaj presidentit Assad

464
BE-ja i kërkoi sot Rusisë të heqë dore menjëherë nga sulmet që shënjestrojnë opozitën e moderuar në Siri dhe vlerësuan se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme me krerët aktualë ndërkohë që Moska mbron presidentin Assad. “Ndërhyrja ruse në këtë konflikt, që ndryshon rregullat, ka shkaktuar shqetësime të thella në BE”, sipas shefes evropiane të diplomacisë, Federica Mogherini, dhe 28 krerëve të Punëve të Jashtme të mbledhur në Luksemburg.

Por pavarësisht gjuhës së fortë të përdorur kundë Moskës, disa divergjenca janë shfaqur në mes të BE-së mbi rolin e Assad. “Ndonëse zyrtarisht, Assadi nuk mund të jetë pjesë e së ardhmes së Sirisë, sikurse Perëndimorët e theksojnë këtë prej vitesh, të gjithë e dinë se nuk mund të ndërtohet një tranzicion pa të”, deklaroi një burim evropian.
Disa vende evropiane dalin gjithnjë e më hapur për idenë e negociatave të shpejta me Bachar al Assad, një prespektivë e kundërshuar me forcë nga Franca dhe Britania e Madhe. Ndërkohë, falë sulmeve ajrore të filluara nga Rusia më 30 shtator, ushtria e regjimit ka përparuar ditët e fundit në ripushtimin e territoreve të humbura në qendër të vendit.
Sigal