BE e shqetësuar për lëvizjet ekonomike e politike të Tsipras

489
Sigal

ATHINE – Kanë nisur të dalin pakënaqësitë e para të Bashkimit Europian pas zgjedhjes së kreut të ri të qeverisë greke. Lëvizjet që qeveria e re greke ka nisur në fushën politike dhe atë ekonomike janë dy nga pikat që kanë shqetësuar BE-në.

 BE ka shprehur pakënaqësinë e tij me qëndrimin e kryeministrit Tsipras, përsa i përket pozicionimit të tij kundër deklaratës së përbashkët të vendeve anëtare të unionit në lidhje me Rusinë, të cilin ‘Financial Time’ e krahason me një “bombë” që Athina hodhi në mes të Brukselit.

Kreu i PE Martin Schulz pak pas mbërritjes në Athinë duke folur në rrjetin gjerman ‘ZDF’ deklaroi: “Dua ta them hapur, pashë me frikë se Greqia braktisi qëndrimin e përbashkët të BE-së për Rusinë. Me të vërtetë jam surprizuar. Nuk mundesh nga njëra anë si hap të parë të thyesh pozicionimin e përbashkët dhe nga ana tjetër të kërkosh solidaritet nga Europa”.

Në samitin e ministrave të Jashtëm në Bruksel Europianët presin sot një reflektim për këtë çështje ku do të shihet realisht qëndrimi i kreut të diplomacisë greke Nikos Kotzias. Në të njëjtën kohë trazira në fushën ekonomike ka shkaktuar qëndrimi i Athinës, përsa u përket ndalimit të privatizimeve dhe sidomos të investimit më të madh kinez në vend, të portit të Pireut. Marrëveshja me gjigantin ‘COSCO’ do të rishikohet sipas interesit të popullit grek ka qënë dhe deklarata e ministrit përkatës të qeverisë Tsipra menjëherë pas fillimit të detyrës.

“Jemi shumë të shqetësuar për këtë. Marrëdhëniet tona bilaterale dhe bashkëpunimi bilateral ekonomik dhe tregtar ka qenë gjithmonë i mirë. Bashkëpunimi i grupit kinez ‘COSCO’ me Greqinë në terminalin e kontenierëve dy dhe tre në portin e Pireut ka qenë një histori suksesi dhe reciprokisht e dobishme.

‘COSCO Group’, ka fituar nga Qeveria e mëparshme një kontratë 35-vjeçare të shfrytëzimit dhe zgjerimit të dy terminaleve të portit të Pireut dhe vjet trefishoi rendimentin duke hapur dhe 1000 vende të reja pune.

Ndërsa Athina insiston se ka një plan për t’u paraqitur partnerëve në lidhje me reformat si dhe me çështjen e borxhit, kreu i Komisionit Europian Jean Clode Juncker duke ruajtur vijën që mban Berlini, ka deklaruar para disa oresh në të përditshmen franceze ‘Figaro’ se as që bëhet fjalë për një reduktim të borxhit grek. Greqia duhet të respektojë Europën.