BE do të ofrojë mbi 35 miliardë euro fond ndihme për Greqinë

474
Dy ditë pas arritjes së marrëveshjes me Greqinë mbi problemin e borxheve, Komisioni Europian paraqiti të mërkurën një plan për financimin e shtetit helen.
Sipas planit “Punësimi i ri dhe zhvillimi ekonomik i Greqisë”, para vitit 2020, Bashkimi Europian do të ofrojë mbi 35 miliardë euro fond ndihme për Greqinë.
Zv.presidenti i Komisionit Europian që është përgjegjës për Euron, Valdis Dombrovskis u shpreh se KE-ja do të dërgojë eskpertë teknikë për ta drejtuar Greqinë të shfrytëzojë mirë fondet, në mënyrë që të kryejë reforma të rëndësishme si ndërtimi i një sistemi më efektiv tatimor, luftën kundër korrupsionit etj.
Sigal