BE dënon ngjarjen në Mitrovicë, Kocijançiç: Të kapen autorët e vrasjes së Ivanoviçit

622
Maja Kocijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë për grupin Koha se Bashkimi Evropian e dënon fuqishëm vrasjen e Oliver Ivanoviçit, të martën në veri të Kosovës.
Kocijançiç ka bërë thirrje që të gjitha palët në Kosovë të përmbahen dhe që autoritetet për sundimin e ligjit të kryejnë punën e tyre.
“Ne presim që autoritetet përkatëse të sundimit të ligjit në Kosovë të mos kursejnë asnjë përpjekje për gjetjen e autorëve dhe t’i sjellin ata para drejtësisë pa vonuar. EULEX do të përkrahë autoritetet në përputhje me mandatin e vet. Ftojmë të gjitha palat të tregojnë qetësi dhe të përmbahen në mënyrë që sundimi i ligjit dhe drejtësia të marrin rrugën e duhur”, ka thënë ajo.
Ajo po ashtu ka konfirmuar se takimi i paraparë për sot mes Kosovës dhe Serbisë është suspenduar.
Sigal