BE 3 muaj kohë Greqisë, ndryshe do të pezullohet nga zona Shengen

483
Bashkimi Europian i ka dhënë 3 muaj kohë Greqisë për të rritur kontrollin në kufi përndryshe do ta pezullojë nga zona Shengen për 2 vjet.
Greqia po kritikohet nga institucionet europiane por edhe vendet antëtare se nuk po menaxhon situatën në kufi, duke lejuar kalimin e emigrantëve pa asnjë kontroll.
Dy javë më parë, një dokument i Komisionit Europian nënvizoi se Greqia ka neglizhuar seriozisht detyrimet e saj për të kontrolluar kufirin e jashtëm të zonës Shengen.
Një veprim i tillë mund të sillte pezullimin e rregullave të Shengenit edhe nga vende të tjera.
Më shumë se 850 000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Greqi vitin e shkuar
Sigal