BE: 200 mijë refugjatë në vit në Gjermani një objektiv pozitiv

96
Komisioni Evropian e cilësoi sot si pozitive perspektivën që Gjermania të presë 200 000 refugjatë në vit, pa u shprehur mbi ligjshmërinë e një shifre të paraqitur si një tavan brenda familjes politike të kancelares, Angela Merkel.
Synimi vjetor i tavanit për pritjen e emigrantëve i përmend në një projekt kompromisi arritur dje mes Unionit Kristiandemokrat (CDU) që drejton kancelarja dhe aleatit të saj bavarez, CSU.
“Në mënyrë të përgjithshme, ne mund të themi se Komisioni e konsideron shumë pozitiv faktin që një vend që ka pritur tashmë më shumë se një milionë refugjatë të tregohet i gatshëm të presë edhe 200 000 më shumë në vit”, theksoi sot zëdhënësi i ekzekutivit evropian, Margaritis Schinas, i pyetur nga shtypi për këtë projekt.