BBC: Frikë nga Siria? Azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani u rritën 631%

573
Në një artikull për krizën e refugjatëve që po pushton Europën prestigjozja BBC ritheskson duke i’u referuar statistikave të ministrisë së Brëndshme Gjermane se numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur me 631%.
Shifrat gjithnjë në rritje po përdoren për t’i treguar Europës se është më kot e frikësuar nga fluksi i refugjatëve të luftës që mbërrijnë në dyert e saj nga Siria.
“Ndërsa tragjedia e atyre që largohen nga lufta e tmerrshme civile në Siri ka prekur imagjinatën popullore, këta njerëz përbëjnë vetëm 20.1 për qind të totalit të atyre që kërkuan azil në Gjermani nga Janari në Gusht të vitit 2015- shkruan BBC në hyrje të artikullit të saj kushtuar krizës së azilantëve
Nëse bëjmë bashkë të ardhurit nga Ballkani (nga Shqipëria, Kosova, Serbia e Maqedonia) numri i tyre është dy herë më i lartë, me 40.2 përqind. Shifrat e atyre që u është dhënë një strehë ndryshojnë, pasi shumë aplikime nga vendet e Ballkanit janë refuzuar.Është e vështirë të shmangësh përfundimin se dhjetëra mijëra njerëz nga vende në paqe kanë marrë rrugën për në Gjermani, një shtet që shihet si një nga vendet më të dëshiruara në Europë për të jetuar.Ata po e shfrytëzojnë këtë krizë dhe po i rrisin përmasat e saj. Statistikat e autoriteteve gjermane tregojnë se ndërsa numri i sirianëve u rrit me 177 % gjatë 9 muajve të parë të vitit 2015 (krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar), numri i shqiptarëve u rrit me 631 % po në këto 9 muaj- shkruan BBC
Në shkrimin e saj BBC bën një analizë të statistikave duke theksuar ata shërbejnë për ti treguar Merkelit se po përballet me një kundërshti në rritje ndaj politikës së saj me dyer të hapura dhe tensionet me vendet fqinje.
“Këta vende ankohen për numrin e lartë të emigrantëve që i janë drejtuar veriut.Në një tjetër pikë – shifrat e azilkërkuesve në Gjermani shërbejnë edhe për të hedhur poshtë portretizimin që u bën kryeministri hungarez, Viktor Orban emigrantëve, si myslimanë.Sigurisht që statistikat nuk tregojnë fatin e njerëzve dhe refugjatët sirianë apo shqiptarët janë një miks të krishterësh e myslimanësh. Por Siria, Aftanistani e Iraku së bashku përbëjnë 1/3 e totalit, ndërsa emigrantët nga vendet me shumicë të krishterë apo kombe sekulariste (Shqipëria dhe ish –Jugosllavia) përbëjnë pjesën më të madhe.” 
Sigal