Bashkimi Evropian zgjat me gjashtë muaj sanksionet kundër Rusisë

550
Ashtu siç ishte parashikuar, Bashkimi Evropian zgjati me gjashtë muaj sanksionet ekonomike kundër Rusisë, për përfshirjen e saj në konfliktin në lindje të Ukrainës.
“Më 21 dhjetor 2015, Këshilli i Evropës që përbëhet nga 28 shtete anëtare të BE-së zgjati sanksionet ekonomike kundër Rusisë deri më 3 korrik 2016”, -thuhet në një komunikatë zyrtare.
“Sanksionet u vendosën më 31 korrik 2014 për një vit si kundërpërgjigje për veprimet e Rusisë në lindje të Ukrainës”,- shton komunikata.
Sigal