Bashkimi Evropian zgjat me 6 muaj sanksionet ndaj Rusisë

442
Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Rusisë do të zgjaten edhe për gjashtë muaj, bën me dije mediat, duke iu referuar një zytari të lartë të BE-së. Diçka e tillë pritet të bëhet publike më datën 21 dhjetor, kur do të takohen përfaqësuesit e BE-së.

Sanksionet ndaj Moskës pritet të zgjaten deri më 31 korrik të vitit 2016. Sanksionet që do të zgjaten edhe për gjashtë muaj kanë të bëjnë me çështje financiare, nafte, çështje ushtarake si dhe sanksione ndaj individëve.

Mbledhja për zgjatjen e sanksioneve planifikohej të bëhej sot në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së. Megjithatë një lëvizje e tillë u bllokua javën e kaluar pasi Italia bëri thirrje për një debat të nivelit të lartë mbi çështjen në fjalë.
Sigal