Bashkimi Evropian “shumë standardesh” apo “shumë alternativash?

512
Aleksis Cipras, kryeministër i Greqisë

Që Bashkimi Evropian është aktualisht sot në një krizë orientimi, nuk është diçka që duhet të na befasojë, ose të na shkaktojë habi. Vitet e fundit, integrimi dhe përparimi europian është përballur me dy kriza, ekonomike dhe të refugjatëve dhe arritjet nuk janë aspak optimiste dhe inkurajuese. 

Politika e kufizimeve të rrepta buxhetore dhe e rritjes së taksave rriti edhe diferencat dhe rritmet e zhvillimit të ekonomive midis vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dhe ka përkeqësuar akoma edhe më shumë problemin e kohezionit social. Nga ana tjetër, kriza e rrefugjatëve erdhi për të përforcuar edhe tendencat dhe qëndrimet ksenofobe dhe të Euroskepticizmit në shoqëritë konservatore, duke ushqyer dhe fuqizuar politikisht populizmin e Djathtë dhe, sigurisht, për të vënë në provë edhe unitetin, qëndrueshmërinë, vazhdueshmërinë dhe autoritetin e Bashkimit Evropian, për të konkretizuar angazhimet e marrëveshjeve dhe vendimeve të marra së bashku.

Pasiguria ekonomike dhe gjeopolitike është përforcuar sa edhe nga pasojat e Brexit, si edhe nga të dhënat e pa eksploruara që rrjedhin nga zhvillimet në anën tjetër të Atlantikut. Ndërkohë, zgjedhjet elektorale në shumë vende të mëdha evropiane të këtij viti, duke pasur parasysh edhe rritjen e shpejtë të ndikimit, jo thjesht të euroskeptizmit, por edhe të euromohizmit (kundër Bashkimit Evropian), krijojnë një klimë në rritje të shqetësimit, jo vetëm për të ardhmen dhe karakterin e saj, por edhe për vetë ekzistencën e Bashkimit Europian. 

Në këtë kontekst, është e ligjshme dhe e moralshme që të hapet dhe të fillojë dialogu që të merren vendime të guximshme. Gjëja më e keqe që do të bënim, është të besojmë që nuk drejtojmë anijen gabimisht drejt shkëmbit, por është i shtrembër bregdeti. Diskutimi, është, vërtet në fillim, por, duke pasur parasysh rrethanat e ngjarjeve, priten të kemi dinamikë të shpejtë të ngjarjeve. 

Prandaj, do të ishte shumë e dobishme që të gjithë që janë përgjegjës, të bëjnë, drejtpërdrejtë dhe me gjithë sinqeritet, atë që kanë në mendjen e tyre. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të japin shtysë në këtë çështje, duke përcaktuar rregullat, kufijtë dhe përmbajtjen që do të karakterizojë të ardhmen e Bashkimit Evropian, në mënyrë të tillë, që të mos ketë më kthim mbrapa, pengesë të re në çështjen evropiane dhe të përjashtohet çfarëdo mundësi për ndarjen dhe përçarjen de fakto të Bashkimit Evropian.

Nga ana tjetër, nuk është e rëndësishme vetëm që të marrim vendime të drejta, por ato të jenë konkrete dhe të realizueshme, në kuadrin e konkretizimit të lidhjeve ekzistuese. Dhe nuk u referohem vetëm marrëdhënieve politike, por edhe në ato, që midis 27 vendeve anëtare me prioritete të ndryshme, me mundësi ekonomike të diferencuara, me kultura politike të larmishme. 

Përballë kësaj gjendjeje dhe balancave ekzistuese, është e qartë që shpallja e shteteve anëtare të BE-së për “ drejt një Evrope të Bashkuar më të vogël”, ka humbur vrullin, dinamikën dhe përmbajtjen e saj. Përkundrazi, ajo që duket se do të dominojë është prirja, gjithnjë e më shumë për një “Bashkim Evropian me zgjedhje të paracaktuar”.

Domethënë, për një “Unione Europian A la Carte”, në të cilën secili do të kërkojë, do të përpiqet që të përfitojë pjesën më të madhe, të marrë pjesë në tregun e përbashkët, në fondet strukturore dhe në fondet kohezion, por, që të kontribuojë nga ana e tij, në mënyrë selektive.

Këtë pamë, në mënyrë shumë të qartë, si drita e diellit, në krizën e refugjatëve, me mohimin e disa shteteve që të konkretizojnë në mënyrën e detyrueshme për të gjithë ndërtimin e bazës materiale pritëse, por ata u “fortifikuan” mbrapa gardheve dhe kufijve të mbyllur.

Kjo praktikë e tillë përmban rreziqe që të degradojë Bashkimin Evropian, në një zonë të tregëtisë së lirë. Minimi i solidaritetit ndërmjet dhe midis anëtarëve është një tregues shumë shqetësues, për nivelin dhe cilësinë e vazhdueshmërisë dhe të ekzistencës të Bashkimit Evropian. Gjithashtu, po kaq shqetësuese është edhe rreziku, në shumë vende, i fuqizimit të politikave të Ekstremitetit të Djathtë dhe i Vetizolimit, që ushqehen nga kriza e madhe e besimit të partnerëve social, përballë modelit evropian.

Veçse, a është kjo përgjigja, në këtë dobësi të dukshme “Evropa e shumë standardeve dhe e shumë zhvillimeve?”. Duhet të mendojmë me shumë kujdes, përpara se t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje!

Alpinistët përparojnë, të qenë të lidhur midis tyre me një litar, me një shpejtësi të njëjtë. Nëse e ndryshojnë këtë, krijohet një gjendje e re midis tyre, ku secili përparon me shpejtësi të ndryshme nga njëri tjetri. Dhe, paskëtaj, shpejtësia e tyre përcaktohet nga forca dhe aftësitë e secilit, që të mbetet në kontakt me skuadrën më të fortë, ose të përparojë i vetëm, në atë drejtim, që ai mendon, ose kujton se i intereson. 

Kjo nuk do të thotë, më shumë liri. Do të thotë mos mbajtje e përgjegjësisë që kanë më të fuqishmit ndaj atyre që janë më të dobët. Është e qartë, që një model i tillë, ku më të fortët përcaktojnë rregullat për veten e tyre dhe çdo kush është i lirë që t’i ndjekë, ose të shkatërrohet, nuk mundet të jetë e pranueshme. As në nivelin e komunikimit, por as si perspektivë për të ardhmen evropiane. 

Nga ana tjetër, le të garantojmë që të gjithë jemi në një anije dhe udhëtojmë me të njëjtën shpejtësi, por nuk është e mundur, që për shkak se disa kanë dëshirë që të qëndrojnë në kabinë, të mbyllim edhe portën ndaj atyre që dëshirojnë të dalin në bordin e anijes. 

Pra, nëse kemi nevojë për një rishikim të gjendjes së sotme, është më mirë që të flasim jo për një “Evropë të standardeve”, por dhe “të shumë alternativave”. Nëse Bashkimi Evropian i ditës së nesërme do që të japë mundësi për “ata që duan më shumë, të bëjnë më shumë” dhe të ndjekin shkallë të të diferencuara të integrimit, kjo duhet të bëhet e mundur brenda kushteve të caktuara, të cilat do të garantojnë karakter të hapur, demokratik dhe qëndrueshmëri, vazhdimësi të Bashkimit Evropian.

Çfarë do të thotë praktikisht kjo? 
E para, që çdo diskutim në këtë drejtim dhe më tepër çdo vendim duhet të bëhet, të merret në kuadër të kushteve. të rregullave dhe të procedurave që aktualisht janë në fuqi në Bashkimin Evropian, si edhe në bazë të të atyre që përmbahen në Marrëveshjen e Lisbonës, e cila është sot “Kushtetuta” e Bashkimit Evropian.. 

E dyta, çfarëdo që thellimi i mëtejshëm në fusha specifike të politikës duhet të fillojë nga niveli aktual i bashkëpunimit, atje ku ekziston, dhe të mos shënojë një rikthim mbrapsht. Pra, duhet që të braktiset çdo mendim dhe shpërbërje të institucioneve të vendimmarrjeve të mëdha, siç është Eurozona dhe Zona Shengen.

E treta. Duhet të braktiset çdo ide për një “klab” të mbyllur të të fortëve, me rregullat e tyre të brendshme, nga të cilat duhet të përjashtohet çdo i tretë, sikurse duhet të braktiset çdo ide e një bërthame të fortë brenda Eurozonës, rreth së cilës, të gjitha vendet e tjera anëtare, duhet të rrotullohen dhe të sillen si satelitë të tij. Çfarëdo fushë dhe nivel i fuqizimit të bashkëpunimit duhet të jetë i hapur dhe me qasje të lirë nga të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian. 

E katërta dhe e fundit, duhet, gjithashtu, që të parandalojmë dobësimin e qëndrueshmërisë dhe konvergjencës të politikanëve evropianë. Domethënë, të atyre politikanëve, që japin substancë, esencë, i parimeve të solidaritetit dhe garantojnë që Bashkimi Evropian të shumë alternativave nuk do të thotë degradimin dhe fundin e Bashkimit Evropian të sotëm. 

Greqia, e cila nga sedra e disa dashamirësve gjendjet shumë pranë objektivit të vlerësimit të dytë, të liberalizimit dhe të masave afatmesëm të borxhit, që është i mundshëm të shlyhet, del nga një tunel i gjatë dhe i errët, pas 7 vjetëve. 

Populli grek, i cili mbart në shpatullat e tij barrën e një peshe jopropocionale në emër të Bashkimit Evropian, derisa u gjend në epiqendër të një krize ekonomike dhe të rrefugjatëve. Dhe e mbartëm këtë barrë të rëndë, me zgjedhjen e alternativës tonë që të qëndrojë vendi ynë në bërthamën e integrimit më të plotë, në Zonën e Shengen dhe në Eurozonë. Pra, kemi të drejtën, që të kemi rol protagonist në debatin për të ardhmen e Bashkimit Evropian. 

Në çdo rast, ky debat duhet të ketë në epiqendër një strategji evropiane të fokusuar në zhvillim dhe në solidaritet. Përndryshe, hendeku midis institucioneve evropiane dhe shoqërisë vazhdimisht do të thellohet, jo në më pak, por edhe në shumë vende ekonomikisht të zhvilluara. 

Evropa progresive, sindikatat, shoqëria Civile, politikanët e së Majtës, të Socialdemokracisë dhe Ikologët duhet, gjithashtu, të kërkojnë dhe të kenë një rol udhëheqës në zhvillimet. 

Të punojnë së bashku, pa asnjë interes dhe paragjykim, për të siguruar një agjendë progresive për Bashkimin Evropian, e cila do të synojë një shumicë demokratike, me objektiva strategjike të konsolidimit të Demokracisë, të garantimit të të drejtës së Punës, të konsolidimit të shtetit social, të zvogëlimit të pabarazive shoqërore dhe rajonale. 

Një agjendë e tillë është e vetmja përgjigje e dobishme, përballë forcave të populizmit të Djathtë, të vetizolimit, të ksenofobisë, dhe për këto arsye, e vetmja mënyrë që të mbajmë Evropën e Bashkuar. Rruga që duhet të ndjekim është rruga që na udhëheq në një Evropë demokratike dhe sociale. Ndryshe, “rrugë të pastër” për të ardhmen, nuk ka!
Përktheu nga greqishtja, Jakup B. GJOÇA
Sigal