Bashkimi Evropian në Kosovë, shpall tenderin për ndërtimin e Urës së Ibrit

417
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpallur sot tenderin për një projekt për rehabilitimin e Urës së Mitrovicës. Mësohet se ky projekt përfshin ndërtimin e rrethrrotullimeve të reja, hapësirës përreth dhe qasjes për këmbësorë. Ky projekt do të financohet nga programi IPA i Bashkimit Evropian.

Revitalizimi i Urës së Mitrovicës dhe rrethinës së saj ka nisur më 17 tetor 2015 dhe ky revitalizim është paraparë me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes, e cila është arritur më 25 gusht 2015 në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Sigal