Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm të heqë sanksionet kundër Iranit

449
BRUKSEL– BE-ja ka një dispozitë të veçantë rreth mundësisë së heqjes së sanksioneve kundër Iranit, pas dhënies së dritës jeshile nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA), në përputhje me marrëveshjen e nënshkruar në muajin korrik, bëhet sot e ditur nga një burim diplomatik.

“Kur raporti i IAEA-së do të publikohet, Bashkimi Evropian do të jetë i gatshëm për të hequr në mënyrë të menjëhershme sanksionet ekonomike dhe financiare që ai ka dekretuar gjatë viteve, shkak i programit bërthamor të diskutueshëm të Iranit”, njoftoi për median një diplomat. “Njëzet e shtatë nga 28 shtetet anëtare pritet të miratojnë sot, përmes një procedure me shkrim, një vendim të shkurtër që do të mundësonte hyrjen në fuqi të heqjes së sanksioneve”, saktësoi ky diplomat dhe një tjetër burim diplomatik.
Potenciali ligjor që përmbledh heqjen e sanksioneve është i përcaktuar prej muajit tetor në bazë të etapave të ndryshme të parashikuara për marrëveshjen historike bërthamore nënshkruar nga Teherani dhe Fuqitë e Mëdha në korrikun e vitit 2015.
Sigal