Bashkimi Evropian dënon arrestimin e 20 universitarëve turq

454
Bashkimi Evropian dënoi sot arrestimin e 20 universitarëve turq, të cilët kishin nënshkruar një peticion duke kërkuar fundin e operacioneve të kundërshtuara kundër rebelimit kurd në juglindje të Turqisë duke shprehur keqardhje për një klimë shantazhi.
“Arrestimi i këtyre universitarëve, liruar më pas, por që vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve, është një zhvillim shumë shqetësues”, theksoi zëdhënësi i BE-së për Çështjet e Jashtme në një komunikatë.
Në Turqi, janë hapur hetimet për propagandë terroriste, fyerje të institucioneve dhe Republikës turke dhe nxitje për të shkelur ligjin, kundër nënshkruesve të peticionit, të cilët rrezikojnë një deri në pesë vjet burg.
Sigal