Bashkimi Europian ultimatum Kosovës e Serbisë: Vazhdoni sa më shpejt dialogun

547
Sigal

Bashkimi Europian i ka dhënë një ultimatum të qartë Kosovës dhe Serbisë, që të vijojnë me dialogun sa më shpejt.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Karlos Martin Ruis de Gordehuela tha se Brukseli është në kontakt të përhershëm me të dyja palët.

“Jemi në kontakt të përhershëm me të dyja palët dhe do të vazhdojmë bisedimet në Bruksel sa më parë që të jetë e mundur”, tha Gordehuela në konferencën për media. Më herët është thënë se dialogu Kosovë-Serbi pritet të vazhdojë në fund të këtij muaji, ose në fillim të korrikut.