Baronesha Anelay në Kosovë: Mbani fjalën për Gjykatën Speciale

425
Baronesha Anelay gjatë vizitës së saj në Kosovë ka theksuar edhe njëherë se Kosova duhet të mbajë premtimin për themelimin e Gjykatës Speciale.
Ministrja e Shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar dhe përfaqësuesja speciale për Parandalimin e Dhunës Seksuale në Konflikte, tha se se me të gjithë krerët e shtetit që do të takohet sot do të flasë për Specialen dhe se ka ardhur në Kosovë me një mesazh të qartë.
“Mesazhi im është i qartë. Kosova ka dhënë një mesazh të qartë si shtet që dëshiron të jetë aktiv në arenën ndërkombëtare dhe komuniteti ndërkombëtar pret ta sheh që Kosova është duke e mbajtur fjalën. Për ta mbajtur fjalën duhet ta themelojë gjykatën speciale dhe ti tregojë botës se Kosova dëshiron të pranohet në organizatat ndërkombëtare si shtet fuqiplotë dhe me të drejtat e veta”, ka thënë Baronesha Anelay gjatë takimit që pati me presidenten e Kosovës
Ndërsa presidentja Jahjaga ka thënë se çdo shtyrje për themelimin e gjykatës nuk do t’i kontribuojë proceseve zhvillimore të shtetit- raportojnë mediat kosovare
“Qëndrimi im ka qenë i qartë që nga fillimi që ne e kemi marrë një obligim ndërkombëtar që duhet ta përmbushim. Duhet njëherë e përgjithmonë ta përmbyllim këtë kapitull sado që duket i rëndë për shoqërinë tonë”, tha presidentja.
Sigal