Bari – Kapet gomonia me 1 ton kanabis, në pranga dy shqiptarë

478
Goditet një tjetër tentativë e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Një operacion i përbashkët i zhvilluar pasditen e mërkurës nga policia shqiptare dhe ajo italiane ka bërë të mundur sekuestrimin e një gomoneje 8 metra të gjatë.
Gomonia drejtohej nga dy shtetas shqiptarë me inicialet A.Dh. vjec 51 dhe E. A. vjec 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i Guardia di Finanza i Barit me mbështetjen e avionit të agjencisë Frontex, me sinjalizimin e Policisë së Shtetit.
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza kanë bërë të mundur heqjen nga qarkullimi të më shumë se 1 ton lëndë narkotike.
Vijon veprimtaria hetimore në dy vendet nga ana e dy forcave Policore per kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.
Sigal