Bari, 60 vjeçari shqiptar rreh barbarisht italianin në sytë e fëmijëve

431
Një shqiptar 60 vjeçar që punonte pranë një qendre tregtare në Bari të Italisë është arrestuar nga policia pasi ka rrahur barbarisht një 39 vjeçar italian, ndërsa e pranishme ishte edhe familja e tij.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja u zhvillua pasditen e 31 majit në parkingun e qendrës tregtare “Ikera”.

Shtetasi italian kishte paguar paratë për parkingun, por 60 vjeçari Hajdar Bera i kishte kërkuar para edhe “për një kafe” në mënyrë që ta shihte me vigjilencë mjetin e tij.

Edhe pse ka marrë paratë, shqiptari ka vijuar të sillet me agresivitet duke e goditur burrin italian me grushte dhe shkelma nën sytë e fëmijëve të tij.

Policia arrestoi në flagrancë 60 vjeçarin, ndërsa italiani përfundoi në urgjencë ku do të qëndrojë të paktën për tetë ditë.
Sigal