Sigal

Gjatë një tubimi në Kaliforni ish presidenti amerikan, Barack Obama ka rrëfyer arsyen se pse e kanë përzënë nga Disneyland kur ai ishte një adoleshent.

Obama ka thënë se është nxjerrë jashtë Disneyland nga dy policë trupmëdhenj pasi ai po konsumonte cigare brenda parkut.

“Ne po pinim cigare brenda Disneyland, kjo është një gjë e tmerrshme, por atëherë unë isha i ri dhe kisha shpirt rebel” tha ish presidenti gjatë tubimit të partisë demokratike në Anaheim të Kalifornisë.

“Teksa ishim brenda m’u afruan dy policë trupmëdhenj dhe na shoqëruan jashtë. Është e vërtetë, më kanë përzënë nga mbretëria magjike”.

Ndërkohe drejtori i kompanisë “Walt Disney” deklaroi pas fjalëve të Obamës se tashmë ish presidenti amerikan është i mirëpritur në Disneyland për sa kohë ai nuk konsumon sërish cigare./Telegraf