Banorët me masa ekstreme pas nisjes së borës dhe shtimit të ngricave në SHBA

114
Drejtuesit e automjeteve në Amerikën Qëndrore e patën të vështirë të drejtojnë mjetet për shkak të dëborës së dendur dhe akullit në rrugë, pas përkeqësimit të kushteve atmosferike dhe temperaturave nën zero, duke penguar miliona amerikanë që të udhëtojnë për pushimet e ditës së falenderimeve.
Në shumë qytete bora në vetëm 3.8 cm, krijoi ngrica të rrëshqitshme ndërsa zyrtarët kanë lajmëruar edhe banorët që të marrin masa ekstra, sikurse raportohet në Dakotën e Jugut.
Ndërsa në Grand Island, Nebraska, në rrugë kanë dalë makinat e pastrimit të borës por e kanë patur të vështirë të pastrojnë për shkak të ngricave dhe erërave të forta.
Mbi 35 automjete rrëshqitën në rrugë, duke shkaktuar incidente të lehta por pa pasoja në jetë njerëzish.