Banka Botërore: Varfëria ekstreme në nivelin më të ulët në histori

453
Banka Botërore thotë se për të parën herë, më pak se 10% e popullatës botërore do të jetojë në varfëri ekstreme deri në fund të këtij viti.  Rreth 702 milionë njerëz, ose 9.6% e popullatës së botës, do të jetojnë nën linjën e varfërisë këtë vit, kryesisht në rajonet në Afrikë dhe Azi. Në vitin 2012, kjo shifër ishte 12.8%.

Por, raporti i Bankës Botërore, i publikuar mbrëmë, thotë “se për miliona afrikanë ende ka shqetësime të mëdha”. “Ne jemi gjenerata e parë në historinë njerëzore, e cila mund të ndalë varfërinë ekstreme”, tha presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim. Ky raport u publikua pasi liderët botëror muajin e kaluar kanë shprehur përkushtim që brenda 15 viteve të ndalin varfërinë ekstreme.
Sigal