Bangladesh, mijëra besimtarë muslimanë luten për paqe në botë

110
Mijëra vetë janë mbledhur në Bangladesh për ritualin e përvitshëm të faljes, që njihet me emrin “Bishva Ijtema”. Mijëra vetë janë mbledhur në këtë qytet, që në këtë periudhë të vitit konsiderohet i shenjtë, ndërsa strehohen për disa ditë me rradhë edhe në tenda, deri në plotësimin e ritualit të tyre. Meshkujt ndjekin me përpikmëri ritualin e tyre, duke nisur nga abdesi, që është edhe riti i larjes ndërsa disa të tjerë i bashkohen femrave duke gatuar, për vehte dhe për familjarët që i shoqërojnë në këtë ritual të përvitshëm.

Rituali mbahet nën masa të rrepta sigurie. Muhamad Nuruzaman, një besimtar i devotshëm shprehet: “Kemi ardhur këtu, në Bishëa Ijtema, që është qyteti i dytë më i madh për muslimanët pas muajit të shenjtë të ramazanit dhe ritualit në Haxh. Ne vijmë këtu për tu lutur të gjithë bashkë që zoti ynë, allahu, të na rikthejë paqen për të gjithë besimtarët muslimanë në të gjithë botën dhe vecanërisht për kombin tonë”. Qindra vullnetarë kanë mbërritur gjithashtu në Bangladesh për tu siguruar për mbarëvajtjen e këtij eventi gjigand, ku marrin pjesë dhjetëra mijëra vetë, si dhe për të drejtuar trafikun e turmave të mëdha të njerzve.