Banda kibernetike grabit 530 milionë dollarë, 36 të akuzuar

564
Departamenti Amerikan i Drejtësisë (DOJ) ka akuzuar 36 persona për trafikimin e identiteteve të vjedhura duke shkaktuar më shumë se 530 milionë dollarë dëme në mbarë botën.
Rrjeti i krimit kibernetik, i njohur si “Organizata Infraud”, vepronte nën sloganin “në mashtrimet ne besojmë”.
Anëtarët e grupit u akuzuan për nëntë vepra kriminale, duke përfshirë mashtrimin në rrjet, krim kompjuterik dhe bashkëpunim në mashtrim.
Grupi përdori një skemë që mundësoi blerjen dhe shitjen e numrave të Sigurimeve Shoqërore të SHBA, si dhe ditëlindjet dhe fjalëkalimet e vjedhura nga e gjithë bota.
Prokurorët thanë se autorët kishin për qëllim të shkaktonin humbje prej 2.2 miliardë dollarë ng vjedhja.
Aktakuza “shënon një hap domethënës në betejën kundër krimit kibernetik transnacional“, u tha gazetarëve Zëvendës Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm David Rybicki në një konferencë të mërkurën.
Departamenti gjithashtu pohoi se rrjeti ofroi një “ruajtje” ose një llogari të palës së tretë, për të lejuar njerëzit të pastrojnë paratë e tyre duke përdorur monedhat dixhitale duke përfshirë Bitcoin, Liberty Reserve, Perfect Money dhe WebMoney.
Nga 36 personat e akuzuar, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Itali, Serbi dhe Kosovë. Të pandehurit e tjerë ende nuk janë kapur dhe hetimi është në vazhdim.
Sigal