“Banda e gjobave në New York”, ish-polici shqiptar dënohet me 14 vjet burg (HISTORIA)

278
Besnik Llakatura, një shqiptar 38 vjeçar, ish-oficer i policisë së Nju Jorkut, u dënua të martën me 14 vjet e 3 muaj burg, pasi bënte jetë të dyfishte dhe bënte pjesë në një organizatë kriminale që shantazhonte bizneset në Queens, Nju Jork.
Pak vite më parë, ai i ishte bashkuar grupit të Redinel Dervishaj, një gangster i dhunshëm shqiptar, në Astoria, ku terrorizonin komunitetin me armë.
Në vitin 2013, për shembull, pasi pronari i një klubi në lagje nuk kishte dashur të bënte një pagesë, oficeri, Besnik Llakatura e kërcënoi me armë dhe Dervishaj e detyronte atë që të paguante.
Në të njëjtin vit, ndërsa ndihmoi Dervishajn të shantazhonin pronarin e një restoranti me prodhime deti Llakatura shprehej: “Mos guxo të lajmërosh policinë, se të hoqa qafe”,
Dënimi në Gjykatën Federale të Qarkut në Bruklin solli fundin e sundimit të shkurtër, por brutal të terrorit, që Dervishaj dhe bashkëpunëtorët e tij si Llakatura ishin kryesisht emigrantë shqiptarë u shkaktuan terror banorëve dhe bizneseve të Astoria.
Në Dhjetor të vitit 2015, Llakatura pranoi fajësinë në Gjykatë dhe u shkarkua nga Departamenti i Policisë së Nju Jorkut. Ai tha para hetuesve se drejtuesi i grupit kriminal, Redinel Dervishaj ishte një person i rrezikshëm dhe kishte lidhje me krimin e organizuar shqiptar.
Marsin e kaluar, pas një gjyqi federal dy-javor, Dervishaj u dënua me 57 vjet burg. Disa muaj më vonë, një anëtar tjetër i bandës së tij, Denis Nikolla, u dënua me 18 vjet burg.