Ban Ki-Moon thirrje për ulje të tensioneve Turqi-Rusi, pas rrëzimit të avionit

450
Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon ka bërë thirrje që të ulet tensioni midis Ankarasë dhe Kremlinit, pas rrëzimit të avionit rus në kufirin midis Turqisë dhe Sirisë. Lajmi u përcoll përmes zëdhënësit të kësaj organizate, Stephane Dujarric, i cili tha se Moon kërkon që kjo çështje të zgjidhet përmes dialogut duke evituar përshkallzimin e tensioneve.
“Ban bën thirrje për të gjitha ushtritë që po lancojnë operacione ushtarake në Siri, veçanërisht shtetet që po godasin përmes ajrit, të bëjnë kujdes për të evituar pasoja të paqëllimshme.”, ishin fjalët e zëdhënësit.
Ndërkohë, ambasadori turk i OKB-së, Halit Cevik, i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurisë pranë kësaj organizate, ku ka nënvizuar se kanë qënë dy avionë të cilët kanë shkelur hapësirën ajrore turke. Sipas tij, mjetet fluturuese kanë përshkuar afro një milje brenda kufijve të Turqisë gjatë një harku kohor prej 17 sekondash.
Për mediat është prononcuar edhe Presidenti i Këshillit të Sigurisë për muajin Nëntor, Mathievv Rycroft. Kur u pyet nga gazetarët nëse kjo çështje do të ngrihet për diskutim gjatë mbledhjes së ardhshme, ai u shpreh se ende nuk ka asnjë kërkesë nga palët për të kryer një gjë të tillë.
Sigal