Ballkanit i kërkohet të marrë 3000 azilkërkues, pagesë për çdo shtet

515
Komisioni Europian lajmëroi të mërkurën planet për të rilokalizuar 40,000 azilkërkues nga Italia dhe Greqia nëpër Europë, në një lëvizje që synon të ulë presionin mbi këto dy shtete jugore të Europës.
Rumanisë iu kërkua të pranojë 1704 njerëz, Kroacisë 748 dhe Bullgarisë 572.
Çdo shtet anëtar do të paguhet për shërbimin: 6000 euro për refugjat, sipas planit. Paratë do të vijnë nga një shtesë prej 240 milionë euro të lëna mënjanë nga BE-ja për të mbështetur skemën e rilokalizimit, që është projektuar të zgjasë për 24 muaj.
Llogaritë për shtet bazohen në një rishpërndarje, që merr në konsideratë masën e popullsisë, rritjen ekonomike, normën e papunësisë dhe angazhimin e mëparshëm me azilkërkuesit.
Propozimi duhet të miratohet nga Këshilli i Europës me një shumicë të cilësuar, që do të thotë se miratimin nga të paktën 55 për qind të shteteve anëtare të BE dhe përfaqësimi i të paktën 65 për qind të popullatës së BE.
Fitimi i miratimit për planin nuk do të jetë i lehtë, teksa disa shtete e kundërshtojnë haptazi rilokalizimin e detyrueshëm të refugjatëve, përfshirë Francën dhe Britaninë./BIRN/ 
Sigal