Bali, vullkani Agung krijon panik, evakuohen 100 mijë njerëz

754
Mijëra turistë janë bllokuar në ishullin e Balit, me sytë lart nga qielli, ku vullkani Agung ka lëshuar të gjithë fuqinë e tij në formën e hirit dhe tymit.
Krateri po mbushet me llavë dhe frika e një shpërthimi ekziston nga momenti në moment. Sipas zyrën kombëtare që merret me vullkanet ‘llava do të rrjedhë patjetër përgjatë shpateve të vullkanit’.
Autoritetet lokale kanë shpallur nivelin më të lartë të alarmit dhe kanë mbyllur aeroportet, pavarësisht se janë optimistë për rrjedhën e aktivitetit, që ka nisur të martën pas një periudhe të qetë që zgjaste që prej 1963.
Tani ekziston frika që fenomeni mund të degjenerojë. ‘Ndjehen shpërthime të vazhdueshme’, tha një zyrtar i lartë në qendrën kombëtare të vulkanologjisë indoneziane.
Zona përreth vullkanit, që gjendet në 75 km lokalitet turistik në Kuta, është spostuar edhe 10 kilometra dhe banorët që jetojnë përreth asaj zone janë evakuuar.
Janë 100 mijë personat që janë shpërngulur nga shtëpitë e tyre që kur Monte Agung filloi të nxirrte tym.
‘Shtëllungat e mëdha të tymit janë shoqëruar me shpërthime të fuqishme hiri, ndërsa zjarri ka qenë më i dukshëm në orët e natës’, njoftoi zyra kombëtare për menaxhimin e fatkeqësive natyrore.

Sigal