Bagdad/ Shpërthime me bombë, 10 të vrarë dhe 30 të plagosur

439
Të paktën 10 persona dhe 30 të tjerë të plagosur ka qenë bilanci i dy shpërthimeve të ndodhura gjatë orëve të vona të natës në dy hotele në qendër të Bagdadit.
Sipas autoriteteve vendase shpërthimet kanë ndodhur në një distancë kohore rreth 7 minuta nga njëri-tjetri, ndërsa bomba e parë ka shpërthyer në hotelin “Babylon”, në të cilin zhvillohen shpesh takime mes qeveritarëve dhe konferenca, ndërsa bomba e dytë ka shpërthyer pranë hotelit “Sheraton”.
Që prej datës 17 maj, kur ISIS mori nën kontroll qytetin Ramadi, i cili ndodhet në perëndim të Bagdadit, sulmet me bomba në kryeqytetin irakian janë rritur ndjeshëm.
Sigal