Babchenko është gjallë, të bërtitura dhe lot gëzimi në redaksinë e gazetarit rus që ishte shpallur i vdekur

657
Sigal

Përpara pamjeve të konferencës për shtyp të gazetarit dhe shkrimtarit rus Arkadi Babchenko, një opozitar i regjimit të Putin, ku tregon që vrasja e tij ishte një skenar i shërbimeve sekrete ukrainase, kolegët e redaksisë së tij në Kiev shpërthejnë në të bërtitura gëzimi, duartrokitje dhe shumë mallëngjim.

Babchenco i cili u deklarua i vdekur disa ditë më parë, pasi u godit në shpinë në shtëpinë e tij në Dniprovski, në Kiev, ka dhënë një konferencë ku tregonte gjithçka kishte ndodhur.

Arkadiy Babchenko, 44 vjec është një gazetar investigativ dhe një ish-ushtar rus i cili luftoi në Çeçeni dhe u bë një kritik i ashpër ndaj veprimeve ushtarake të Kremlinit në Ukrainë.