Babai i terroristit: Do ta vrisja me duar e mia nëse do ta dija që do sulmonte Parisin

431
Babai i terroristit të identifikuar si Foued Mohamed-Aggad, i cili ishte militant i tretë që sulmoi Bataclanin, ka deklaruar se në rast se do t’a dinte planin e të birit, do t’a kishte vrarë me duart e tij.
Prononcimi shokues erdhi gjatë një interviste për të përditshmen franceze “Le Parisien”, familjari i ekstremisitit të shtetit Islamik tha se i biri i kishte humbur kontaktet me familjen që prej vitit 2013.
“Cila qënie njerëzore do t’a bënte atë që bëri ai? Nëse do t’a kisha ditur që ai do të vepronte ashtu, më besoni që do t’a kisha vrarë me duart e mia. Ai na gënjeu. Tha se do të shkonte me pushime, por vajti në Siri. Që prej vitit 2013, nuk kemi bërë një gjumë të qetë.”
Ndërkohë autoritetet bënë me dije se zbulimi i identitetit të Foued Mohamed-Aggad u bë nëpërmjet një mesazhi në celular që i’u dërgua nënës së tij.
Në tekstin e dërguar shrkuhej “martir”, i cili është një mesazh i shpeshtë, të cilin militantët e Shtetit Islamik e përdorin për të lajmëruar familjarët e viktimave. Për identifikimin, policia u sigurua pas kryerjes së testeve të ADN-së.
Sigal