Azili në Gjermani, 1200 shqiptarë refuzojnë kthimin: Na diskriminojnë

464
1200 azilkërkues në Gjermani kanë refuzuar të kthehen vullnetarisht në vendin e tyre. Mediat gjermane shkruajnë se autoritetet u bëjnë presion azilkërkuesve te pranojnë kthimin vullnetar me qellim eliminimin e përdorimit te forcës. Gjatë marrjes në pyetje nga vullnetarët e Kryqit të Kuq, azilkërkuesit shqiptarë janë shprehur se nuk dëshirojnë të kthehen pasi ndihen të diskriminuar dhe pa përkrahje. 
Autoritetet gjermane të emigracionit u kanë bërë thirrje azilkërkuesve nga Ballkani perëndimor, kryesisht shqiptarë, të pranojnë kthimin në atdhe në mënyrë vullnetare. Me ndërmjetësimin e një përkthyesi nga Kryqi i Kuq ata i kanë kërkuar azilkërkuesve, të nënshkruajnë një dokument për kthimin në mënyrë vullnetare, në mënyrë që të mos i detyrojnë autoritetet gjermane të përdorin forcën. 
Sipas mediave gjermane, konsulentët e zyrës së Emigracionit janë treguar të prerë me refugjatët duke i sqaruar se 99% e kërkesave të tyre nuk përputhen me rregullat e azilit, kështu që vetëm një numër i vogël personash do të mund ta fitojë atë, prandaj është më mirë që ata të kthehen vullnetarisht. 
Ndërkohë zëdhënësi protestant për emigrimin u ka kërkuar zyrës së emigracionit, të mos i detyrojë azilkërkuesit të nënshkruajnë me forcë dokumentet, duke iu referuar rastit të një personi të pakicës rome në Shqipëri. 
Sigal