Azilanti ther me thikë gruan në sy të fëmijës, shqiptari rrëfen: E gjeta të mbuluar me gjak

88
Një azilkërkues nga Eritrea në Angli është përpjekur të vrasë gruan e tij 24-vjeçare me thikë ndërsa flinte në një kamp azilantësh në Angli. Dëshmitar i ngjarjes shokuese është bërë një shqiptar. Ngjarja ndodhi në Stephen Street Hartpool dhe autori i quajtur Alex Gebreys qëlloi 7 herë me thikë gruan tij në sy të fëmijës, shkruajnë mediat angleze.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, dëshmoi në seancë gjyqësore rrëfeu ngjarjen: “Dëgjova në fillim djalin e tyre që qante. Meqë zgjati shumë, shkova ta shihja çfarë po ndodhte. Kur u futa në shtëpi, në dhomë kishte një thikë dhe gruaja e tij ishte e mbuluar në gjak,” rrëfen shqiptari.

Mediat britanike raportojnë se incidenti ndodhi për arsye xhelozie, dhe kjo nuk ishte hera e vetme që ai kishte tentuar ta vriste bashkëshorten.