Avioni ushtarak me 122 pasagjerë në bord u zhduk nga radarët, Birmania gjen rrënoja dhe trupa

472
Ushtria e Birmanisë se ka gjetur rrënojat e aeroplanit të zhdukur të mërkurën në Detin Andaman, me 122 persona në bord.
Ushtria, përmes një postimi në Facebook, tha se ka gjetur edhe disa trupa.

Aeroplani ka humbur kontaktet me kontrollorët tokësorë, teksa ishte duke fluturuar nga qyteti Mieik për në Jangon.

Më shumë se gjysma e udhëtarëve kanë qenë nga familjet ushtarake.

Në mesin e pasagjerëve kanë qenë edhe 15 fëmijë.

Edhe pse është sezoni i shirave monsun në Birmani, në kohën e aksidentit nuk ka pasur raportime për mot të keq.
Sigal