Një avion zbulimi i epokës sovjetike u shfaq papritur gjatë manovrës më të madhe të NATO-s që po zhvillohet në Norvegji.
Ai u pikas nga marinsat e anijes komanduese amerikane që realizuan disa fotografi të avionin Tupolev model TU-142.
Prej kohësh Rusia ka shprehur pakënaqësinë ndaj manovrës së NATO-s në Norgjevi, e cila konsiderohet si më e madhja që pas fundit të Luftës së Ftohtë.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më pas se dy avionë Tupolev model TU-142 kryen fluturime sipas planit për më shumë se 12 orë.
“Të gjithë fluturimet kryen në përputhje me rregullore e hapësirës ajrore ndërkombëtare,” tha ministria në një deklaratë të cituar nga agjencia RIA Novosti.
Vitet e fundit, disa shtete, përfshirë Suedinë, Turqinë dhe vendet e Baltikut, janë ankuar për shkeljen e hapësirës ajrore nga Rusia.