Avioni përplaset me një automjet në Zvicër

455
Një avion të dielën është përplasur në një fushë në Zvicërn veriore, duke u përplasur më pas me një makinë, njofton policia e kantonit zviceran Aargaut. Sipas Reuters, të lënduar kanë mbetur piloti i avionit dhe ngasësi i veturës, të cilët më pas janë dërguar në spitalin më të afërt për të marrë tretman mjekësor. Mediat lokale kanë raportuar se një re e zezë tymi është parë mbi vendin e aksidentit. Avioni është rrëzuar saktësisht në qytetin e Holzikenit, 30 kilometra në jug të kufirit Gjermani-Zvicër. Ndërsa, ekipe të shumta zjarrëfikësish janë parë në vendin e ngjarjes.
Sigal