Avioni me pasagjerë ulet për herë të parë në pistën e akullt

463
Megjithëse avionë ushtarakë janë ulur shumë herë në këtë pistë të akullt të Antarktidës, Boeing 757 është avioni i parë me pasagjere që zbret në Union Glacier. Avioni i linjës ajrore Loftleidir Icelandic është ulur në kontinentin e polit të jugut duke i sjellë turistët më afër se kurrë.

Pista me akullin blu formohet kur bora bie mbi akullnajë, dhe pasi ngjeshet kristalizohet. Sipas një deklarate të bërë nga kompania ulja e avionit të enjten e kaluar u bë për të testuar aftësinë e mjetit ajëror për të zbritur në një pistë të tillë. Zakonisht kur avionët mbërrijnë nga Kili në Union Glacier mbajnë në bord vetëm ngarkesa dhe staf të reduktuar.
Sigal