Avionët ushtarakë kundër ISIS, turqia i thotë “Po” ShBA-së

438
Pas atentatit të Shtetit Islamik në Turqi që i mori jetën 32 të rinjve në Suruc, në kufi me Sirinë, Ankaraja ka raportuar se është gati të përdorë bazën e madhe ajrore të Incirlikut.
Në këtë bazë, që ndodhet 120 km nga Siria, Turqia do të lejojë avionët luftarakë amerikanë dhe britanikë të gadasin Shtetin Islamik.
Marrëveshja, pas disa muajsh negociatash dhe që përshpejtoi nga ngjarjet e fundit, u arrit të mërkurën më 22 korrik, në një bisedë telefonike mes presidentit Barcak Obama dhe kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Erdogan ka marrë shumë kritika pas masakrës së ndodhur në Turqi, me akuzën se nuk ka bërë aq sa duhet kundër ISIS.
Përdorimi i bazës së Incirlik, të ndërtuar nga amerikanët në vitin 1951 dhe që pret trupat turke, amerikane, britanike dhe dhjetra grupe luftarake ajrore, përfaqëson një ndryshim në strategjinë kundër ISIS, sepse ndohen më afër Raqqa-s, fortesës së IS.
E përdorur kundra Sadam Hysenit në Luftën e Parë të Gjirit në vitin 1991, por jo në të dytën në vitin 2003, deri tani qeveria gjithmonë ka refuzuar përdorjen e bazës nga avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA-ja.
Por dy sulmet e Shtetit Islamik kundër shtetasve turq duket se i kanë ndryshuar mendjen Erdoganit, që deri tani është akuzuar se ka favorizuar grupin ekstremist islamik.
Sigal