Avionët turq godasin PKK-në, vriten 95 anëtar të organizatës

495
Të paktën 95 anëtarë të organizatës terrorist PKK, u vranë gjatë operacioneve të forcave ajrore turke brenda vendit dhe në veri të Irakut ku strehohen terroristët e PKK dhe zgjatimet e saj. Autoritetet e sigurisë turke njoftuan se avionët turq F-16 dhe F-4 2020, bombarduan foletë e terroristëve në veri të Irakut, ku janë asgjësuar edhe depot e municioneve.

Nga këto sulme janë vrarë 60 terroristë të PKK-së, dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërkaq në operacionet brenda kufijve të Turqisë janë asgjësuar 35 terroristë. Këtij operacioni i është dhënë emri i dëshmorit polic që ra në krye të detyrës në Tunceli, Aydın Nazillioglu.
Sigal