Avionët grevë në Itali, vonesa e anulime për pasagjerët shqiptarë

495

Shqetësim në radhët e pasagjerëve që udhëtojnë për në Itali dhe nga Italia

Sigal

Fillimi i javës ndjehet i komplikuar në qiejt italian.

Greva e transportit ajror të kombëtar i disa prej sindikatave të hënën 25 mars prej orës 10 deri në 14, detyron Alitalia-n të anulojë gati një udhëtim në 5 të atyre që janë programuar përgjatë ditës, raporton e përditshmja Corriere della Sera: 97 fluturime, kombëtare e ndërkombëtare, nuk do të veprojnë. Këtë e komunikon kompania Al Italia në një komunikatë për shtyp.

Por greva do të jetë 24 orëshe për personelin e Air Italy (ish Meridiana): ndërmarrja shpjegon se “koha e garantuar është nga ora 7 deri në orën 10 dhe nga ora 18 deri në orën 21 “. Ajo ka siguruar në çdo rast katër fluturime ndërkombëtare dhe një kombëtare.

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, një natë më parë përmes një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook u ka bërë thirrje të gjithë pasagjerëve që kanë planifikuar të udhëtojnë më 25 mars drejt Italisë dhe nga aeroportet e saj, që të kenë kujdes pasi sindikatat e punonjësve në shtetin fqinj, kanë paralajmëruar një grevë 4 orëshe nga ora 10.00 e paradites deri në 14.00.

Si pasojë e kësaj greve, thotë Autoriteti i Aviacionit Civil, pritet të krijohen vonesa të fluturimeve, por edhe anulime.

Në fakt në faqen e internetit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në tabelën e fluturimeve për ditën e sotshme lajmërohet për vonesë fluturimi Milan Malpensa (IT) BV 2330 BLUE PANORAMA AIRLINES SPA.

Gjithashtu është anuluar fluturimi Rome Fiumicino (IT)A Z 584 ALITALIA 14:55. 
AAC këshillon pasagjerët që të kontaktojnë me kompanitë që kanë rezervuar biletën, për tu informuar për statusin e fluturimit para nisjes drejt aeroportit, në mënyrë që të shmangin pritjet e gjata.

Sipas AAC janë kompanitë e fluturimit ato që vendosin për kryerjen e fluturimeve të vonuara apo të anuluara, por në asnjë rast nuk është e mundur të zhvlerësohet bileta e pasagjerit.

Udhëtarët të mbrojtur

Alitalia ka njoftuar se ka përgatitur një plan të jashtëzakonshëm që do t’u lejojë të gjithë udhëtarëve të arrijnë destinacionin e tyre. Kushdo që ka një biletë për një fluturim të anuluar do të udhëtojë drejt destinacionit. “Pasagjerët që kanë blerë një biletë Alitalia për të udhëtuar më 25 mars – informon kompania përmes faqes së internetit – në rast të anulimit ose modifikimit të orarit të fluturimit, ata mund ta ndryshojnë rezervën pa ndonjë gjobë ose të kërkojnë kthimin e biletës ( vetëm nëse fluturimi është anuluar ose është shtyrë për më shumë se 5 orë) deri në 1 prill.”