Avionët bombardues B52 të SHBA fluturojnë mbi hapësirën e Koresë së Jugut

576
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë fluturuar avionë bombardues B52 mbi hapësirën e Koresë së Jugut, për të treguar forcën e tyre, pasi Koreja e Veriut u shpreh se ka testuar me sukses një bombë hidrogjen.
Avionët B52 kaluan mbi një bazë ushtarake në kufirin e Koresë së Jugut me atë të Veriut. Koreja e Veriut ka deklaruar se ka shpërthyer një bombë hidrogjen pak ditë më parë por ekspertët janë ende skeptik lidhur me këtë çështje.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un tha se ky test ishte për vetëmbrojtje, për të ndaluar luftën bërthamore me SHBA-në.
“Është e drejta legjitime e një shteti sovran dhe një veprim i drejtë që askush nuk mund ta kritikojë”-është cituar të ketë thënë Kim Jong-un.
Sigal