Autoritetet serbe ndalojnë dy pjesëtarë të FSK-së në pikën kufitare në Bërnjak

534
Sigal

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës deklaroi se dje pasdite, dy pjesëtarë të FSK-së nga komuniteti serb i Republikës së Kosovës janë ndaluar nga autoritetet e sigurisë të Serbisë pas kalimit të pikës kufitare në Bërnjak. Ngjarja e përsëritur edhe një muaji kur ndaluan një pjesëtar serb të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Milosh Shoshiçin, i cili më vonë u lirua.

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh në deklaratën e saj ka shprehur indinjatën dhe shqetësimin e thellë për vazhdimin dhe përsëritjen e veprimeve të tilla nga autoritetet e Beogradit. “Ministria e Punëve të Jashtme proteston për sjelljet e tilla të pahijshme dhe tendencioze ndaj pjesëtarëve të Institucioneve të Republikës së Kosovës, me theks të veçantë kur bëhet fjalë për pjesëtarët e FSK-së dhe të komunitetit serb të Kosovës”, thuhet në reagimin e nga MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme mes të tjerash vlerëson se sjelljet dhe veprimet e tilla të autoriteteve serbe të Beogradit janë dëshmi se Beogradi zyrtarë flet diçka tjetër, ndërsa në terren vepron në forma të vjetruara të shekullit të kaluar. MPJ kosovare i ka bërë thirrje autoriteteve të Beogradit që të rishqyrtojnë veprimet në terren, të heqin dorë nga politika shantazhuese dhe frikësimet ndaj qytetarëve serb të Kosovës, në mënyrë që ata të jetojnë të lirë dhe në paqe në vendin e tyre, me familjet e tyre dhe në bashkëjetesë me qytetarët e komuniteteve tjera në Kosovë.