Autoritetet norvegjeze shpëtojnë 800 emigrantë në Mesdhe

402
Pothuajse 800 emigrantë, mes tyre 8 gra, disa shtatzënë dhe dhjetëra fëmijë, janë shpëtuar nga një anije norvegjeze.
Sipas Agjencisë për refugjatët pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara, UNHCR, anija norvegjeze, Siem Pilot, ka shpëtuar 781 emigrantë libianë në Mesdhe, që fillimisht ishin pikasur nga marina italiane por për shkak të kapacitet të lartë të emigrantëve, ishte kërkuar ndihma e anijes në fjalë.
Mes 781 klandstinëve, u gjetën edhe 4 trupa të pajetë, që nuk i kanë rezistuar udhëtimit të rrezikshëm.
Ndërkohë 11 emigrantë kanë vdekur dhe 5 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi 2 anije të vogla që lundronin drejt brigjeve greke, janë mbytur pranë restorteve turistike në Bodrum, të Turqisë.
Mes 11 viktimave, numërohen edhe fëmijë, trupat e pajetë të të cilëve dallgët e detit i kanë nxjerrë në breg.
Numri i refugjatëve që kalojnë mesdheun për të arritur Europën, i ka kaluar 300 mijë brenda këtij viti ndërsa më shumë se 2500 kanë humbur jetën në përpjekje për një jetë më të mirë.
Sigal