Autoritetet italiane sekuestrojnë 92 mijë vezë

476
Autoritetet italiane kanë sekuestruar sot 92 mijë vezë të prekura nga insekticidi Fipronil në provincën e Viterbos e atë të Ankonës. 60 mijë prej vezëve të sekuestruara ishin të destinuara për konsum njerëzor dhe 32 mijë për ushqim zooteknik.

Gjithashu janë vënë nën sekuestrim 3 ferma me rreth 27 mijë pula, si dhe një qendër ambalazhimi vezësh.

Deri më tani, Ministria italiane e Shëndetësisë ka kryer rreth 253 inspektime në ferma e në qendra shpërndarje e përpunimi vezësh. Shumë shpejt priten rezultatet e analizave edhe për rreth 107 kampionë vezësh.
Sigal