Autoritet amerikane identifikojnë trupin e Brajant, helikopterit i mungonte sensori që sinjalizonte afërsinë me kodrën

396
Sigal

Aksidenti tragjik me helikopter i së dielës që i mori jetën legjendës së basketbollit, Kobi Brajant e vajzës së tij Xhiana 13-vjeçe, ka tronditur mbarë botën. Së bashku me ta në bord ishin edhe shtatë persona të tjera.

Autoritet amerikane ndërkohë, vazhdojnë punën e tyre në terrenin e vështirë për të identifikuar trupat e personave në bord, ndërsa kanë lajmëruar se tashmë trupi i Kobi Brajant është identifikuar.

Gjithashtu, është identifikuar edhe piloti së bashku me dy persona të tjerë në bord. Ndërkaq, autoritet kanë zbuluar se copëzat e helikopterit, për shkak të terrenit të vështirë, janë transportuar në një vend tjetër për të pasur mundësinë e ekzaminimeve.

Ndërsa, bëjnë të ditur se helikpoterit i mungonte pajisja e sensorit që sinjalizon afërsinë ndaj kodrave.

Kështu, mungesa e sensorit dhe mjegulla rezultuan fatale për fatin e nëntë personave në bord.

Piloti nuk mundi të vërente në kohë kodrën duke marrë një goditje që rezultoi fatale, ndërkohë shpjegohet se sensori pavarësisht nevojës, nuk ishte i detyrueshëm për të qenë pjesë e helikopterit.